Egla ka përlotur me linjën e jetës në Big Brother. Nga lindja në Berat, te ndarja e dhimbshme me të atin për shkak të një hemoragjie cerebrale, dhe deri te sfida që i bëri e ëma për t’u bërë pjesë e artit, Egla Ceno ka rrëfyer historinë e saj, e ngjashme me një histori filmi.
Ledioni: Si ke jetuar aty brenda? Kam hallin të di si je?
Egla: Shih dhe shkruaj. Unë jam shumë mirë, sic më sheh, sic më shohin. Tani më thuaj ku e ke hallin?
Ledioni: Jeta jote është e denjë për të shkruar një libër, me të gjithë të mirat, më pak të mirat dhe dramat e saj. Mbase të gjithë ata që nuk të njohin do të kenë një shans për të zbuluar tani anë të tjera të Eglës që kanë njohur në Big Brother dhe deri në skenë, teatër. Nuk e ke pasur të lehtë të bëhesh pjesë e formatit, sepse ke qenë konshiente për atë që mund të humbësh ashtu sikurse edhe për atë që mund të fitosh. Dua që këto shance ne të dy ti shpenzojmë për të njohur Eglën e vërtetë.
Egla u shpreh se i ati ka ndërruar jetë kur ajo ishte 18-vjeç dhe humbjen e tij e ka përjetuar vërtetë keq. Si i vetmi person që sillte bukën në shtëpi, aktorja tha se me largimin e tij, familja ka vuajtur urinë. Madje Egla rrëfeu se i vëllai shkonte në shkollë me këpucët e mamit.
“Ime më mbeti e ve në moshën 38-vjeç. Unë sapo kisha mbushur 18-vjeç. Në shtëpinë time mungoi im atë fare pa pritur. I ra hemorragji cerebrale dhe vdiq papritur në moshën 48-vjeçe. Do të doja vetëm të dija si mund ta kishte fytyrën tani, doja të shihja sim und ta kishte fytyrën tani. E shoh ndonjëherë në ëndërr me fytyrën që kishte pasur atëherë, nuk e imagjinoj dot si mund të ishte tani. Unë nuk kam shumë fotografi në duar sepse jam shpërngulur shumë në jetë dhe na kanë humbur shumë gjëra. Babi ishte i vetmi që sillte bukën në shtëpi, kemi vuajtur urinë. Beku, i vogëli, mbaj mend që shkonte në shkollë me këpucët e mamit. Pas vdekjes së babit, unë isha dorëzuar, po e përjetoja shumë keq. Mami më aktivizon kaçurrelat duke thënë se unë nuk futem dot në Akademinë e Artit. Për herë të parë në jetën time vesha një fustan. Ai ishte portokalli, e kam blerë me lekë borxh, ishte i gjatë me ca lule verdhacuke, hera e parë që u vesha si vajzë. Konkurrova me një poezi të Çajupit, “Moj Mike” dhe kur dalin përgjigjet kam fituar e para”- tha Egla.
source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/02/24/babai-im-nderroi-jete-kur-isha-18-vjec-egla-perlot-me-linjen-e-jetes-kemi-vuajtur-urine-im-vella-shkonte-ne-shkolle-me-kepucet-e-mamit/
0 Comments